Katër persona vdiqën kur një varkë që dyshohet se mbante emigrantë të paligjshëm u përmbys në brigjet e Kalifornisë. Ndërsa katër të tjerë u dërguan në spital dhe një i dyshuar u arrestua dhe u mor në pyetje në lidhje me incidentin. Disa nga personat e shpëtuar e identifikuan veten si meksikanë, ndërsa kombësia e të tjerëve mbetet e paqartë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Ekipet tona dhe ato të agjencive tona partnere reaguan menjëherë, por ky incident nxjerr në pah rreziqet serioze me të cilat përballen të huajt që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga deti në anije të pasigurta”, tha Robert Tucker, komandanti i Rojës Bregdetare në San Diego.
Mediat e huaja shkruajnë se mijëra emigrantë të paligjshëm kërkojnë të arrijnë në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës, në një përpjekje për t’i shpëtuar varfërisë, dhunës dhe krizave politike në vendet e tyre të lindjes.
Çdo vit qindra humbasin jetën në rrugën e rrezikshme tokësore në veri, ndërsa numri i emigrantëve të paligjshëm që përpiqen të arrijnë në Shtetet e Bashkuara nga deti, në anije të mbingarkuara dhe të rrezikshme, është rritur gjithashtu.