Policia për incidentin fatal me autobus në Stokholm: Nuk ishte i qëllimshëm

Policia suedeze tha të shtunën incidenti fatal në të cilin një autobus u përplas me një radhë njerëzish në Stokholm një ditë më parë ishte një aksident.

Mjeti u përplas në radhën e autobusëve në një stacion autobusi gjatë orës së pikut të pasdites të premten, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë.

“Nuk ka prova nga materiali që kemi analizuar deri më tani – përfshirë deklaratat e dëshmitarëve dhe fotot – që incidenti ishte i qëllimshëm”, tha për AFP zëdhënësi i policisë, Ola Osterling.

Shoferi, i cili fillimisht ishte arrestuar nën dyshimin për vrasje të paqëllimshme, ishte në spital, tha Osterling.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top