Kreshniku surprizon Dafinën me Rolls-Royce luksoz

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, i ka lënë pa fjalë fansat pasi ka ndarë në rrjetet sociale detaje të një surprize të jashtëzakonshme nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.

Në Instagram, Dafina zbuloi se Kreshniku i ka bërë asaj dhuratë një makinë super-luksoze: një Rolls-Royce Cullinan të zi, të zbukuruar me një fjongo të kuqe. Vlera e kësaj makine, e cila konsiderohet si një ndër SUV-të më luksozë në botë, arrin shifra marramendëse, që kapin vlerën e 400 mijë eurove.

Në fotot e publikuara, makina shihet në një ambient të ndriçuar me drita të kuqe, ndërsa Dafina pozon me djalin para makinës luksoze.

Ajo e shoqëroi postimin me një mesazh ku thotë: “Ai doli me këtë… kështu që u sigurova që nuk do të hipja në diçka më pak”, duke shtuar hashtag-un që reflekton suksesin e tyre të përbashkët: “Kur ai fiton, shkëlqejmë të dy”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top