Shqipëria siguron ‘play off’-in për Botërorin 2026

Kombëtarja shqiptare ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke siguruar fazen e playoff-it të Botërorit.

Kristjan Asllani shënoi golin e vetëm të kuqezinjve në minutën e 67 të ndeshjes, pas një sulmi të shpejtë nga e djathta.

Myrto Uzuni pasoi bukur në zonë për mesfushorin, i cili me të djathtën dërgoi topin në rrjetë.

45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që rastet e pastra munguan për kuqezinjtë deri në minutën shtesë, kur Berat Gjimshiti goditi traversën pas një goditjeje kënd.

Anglia ndërkohë fitoi paster 2-0 ndaj Serbisë.

Nje fitore e “Tre Luanëve” që na bëri të mundur sigurimin për në “play-off” e botërorit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top