Incident në premierën e “Wicked”: Aktorja mbron Ariana Grande

Cynthia Erivo, reagoi me shpejtësi për të mbrojtur Ariana Grande, pasi një fans i çmendur u hodh drejt saj gjatë premierës së filmit të enjten në Singapor — moment që u kap në disa video nga dëshmitarë të pranishëm.

Këngëtarja e hitit “Side to Side” po nënshkruante autografe kur një burrë kaloi sigurinë dhe vrapoi drejt saj, duke kaluar pranë fotografëve.

Burri i hodhi krahun Grande-s dhe filloi të kërcente, ndërsa aktorja Michelle Yeoh, e pranishme në ngjarje, u trondit nga skena.

Para se sigurimi të ndërhynte, Erivo u hodh drejt Grandes për ta mbrojtur dhe u përpoq të largonte fansin nga ajo. Ai u kap menjëherë nga disa truproja.


Në videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, Erivo shihet duke e përqafuar Grande-n për ta qetësuar pas incidentit. Fansat në internet e lavdëruan aktoren për refleksin e saj të shpejtë. “Sigurimi duhet të punësojë Cynthia-n! ” shkroi një përdorues në X.

Fans i identifikuar si Johnson Wen, më vonë postoi në Instagram duke shkruar: “E dashur Ariana Grande, faleminderit që më le të kërcej në tapetin e verdhë me ty .” Më pas ai u mburr se “u lirua pas arrestimit”. Wen ka bërë incidente të ngjashme më parë me yje si Katy Perry dhe The Weeknd.

Grande dhe Erivo janë bërë shumë të afërta që nga fillimi i xhirimeve të “Wicked” në vitin 2022, dhe kanë tërhequr vëmendje për marrëdhënien e tyre të ngushtë gjatë turit promocional.

Në një intervistë për Variety, Grande tha me humor: “Jemi të pandashme, po. Të tmerrshme. Por Cynthia është një njeri i mrekullueshëm, një dhuratë e vërtetë.”

Nga ana tjetër, Erivo tregoi për Elle se miqësia e tyre u forcua falë “bisedave të vështira” dhe “sinqeritetit të ndërsjellë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top