Adele debuton në aktrim me filmin e Tom Ford

Këngëtarja e njohur britanike, Adele do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin “Cry to Heaven”, adaptim i romanit të Anne Rice nën regjinë e stilistit dhe regjisorit të njohur Tom Ford.

Filmi, që pritet të dalë në fund të vjeshtës 2026, është aktualisht në fazë përgatitjeje në Londër dhe Romë, ndërsa xhirimet do të nisin në janar.

Përveç Adele, në kast do të marrin pjesë edhe emra të njohur si Nicholas Hoult, Aaron Taylor-Johnson, Colin Firthdhe Hunter Schafer.

“Cry to Heaven” është një dramë historike e vendosur në Italinë e shekullit të 18-të dhe bazohet në historinë e dy djemve të kastruar për të ruajtur zërin e tyre të përsosur si soprano.

Ky projekt shënon edhe rikthimin e Tom Ford në botën e filmit pas suksesit të “Nocturnal Animals” në vitin 2016 cili fitoi Çmimin e Jurisë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe mori nëntë nominime për BAFTA dhe tre për Golden Globe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top