Rama Melonit: Nuk duam as votë, as veto, vetëm na fusni në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni, se Shqipëria është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësim në BE pa të drejtë vetoje apo vote, duke shpresuar që kjo të realizohet gjatë presidencës italiane në Bashkimin Europian.

“Jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane, nuk kemi asnjë mendje të vendosim veton, jemi gati të nënshkruajmë se mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian.

Do ishte shumë të kemi dy komisarë për të njëjtën vend pasi ne jemi i njëjtë. Jam i nderuar dhe mirënjohës për gjithë sap o bëjmë sëbashku dhe për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nuk kam parë shumë gjëra historike në NATO por këtu sot është një ditë historike. Me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkurent”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top