Kardashianët fshijnë fotot me Sussexët – çfarë ndodhi pas festës?

Fansat kanë “vërshuar” rrjetet sociale pas veprimit të papritur të Kris Jenner dhe Kim Kardashian, të cilat fshinë nga Instagrami fotot ku pozonin me Princin Harry dhe Meghan Markle gjatë festës së 70-vjetorit të Kris.

Sipas RadarOnline dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, të dyja hoqën imazhet ku shfaqeshin me Dukën dhe Dukeshën e Sussex, duke nxitur teori të shumta për arsyen pas këtij veprimi.

“Fotot me Harry dhe Meghan janë zhdukur nga llogaritë e Kris dhe Kim. Pse? Ata ishin në një ngjarje publike, kështu që dëmi është bërë,” shkroi një përdorues.

Disa ndjekës besojnë se Markle dhe Harry “lutën” Kardashianët t’i fshinin fotot për shkak të fundjavës së Remembrance Day në Mbretërinë e Bashkuar, ku përkujtohen ushtarët e rënë.

“Meghan thotë se kërkon jetë private, por përpiqet të jetë mes yjeve të Hollywood-it. Është turp që edhe Kim s’do të ketë kontakt me të,” komenton një tjetër.

Të tjerë spekuluan se Kim i fshiu fotot sepse Markle dhe Harry po tërhiqnin më shumë vëmendje se vetë ajo.

Ndërkohë, burime pranë familjes mbretërore e kanë quajtur pjesëmarrjen e çiftit në festën luksoze të Jenner “të pavend dhe pa klas”.

“Tregon sa larg është shkëputur Harry nga familja mbretërore,” tha një burim për Page Six“Ndërsa William po përpiqet të mbajë thjeshtësi dhe dinjitet, kjo lloj shfaqjeje luksi është në kontrast të plotë me imazhin e monarkisë.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top