GJKKO shtyn seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj, shkak mungesa e avokatëve

GJKKO ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili gjykohet për çështjen e koncesionit të sterilizimit. Beqaj akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Ai dyshohet se përmes veprimeve tij ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe ka përfituar gjatë ushtrimit të funksionit të tij.

Bëhet me dije se seanca është shtyrë pasi, avokatët mbrojtës të Beqajt nuk mund të ishin të pranishëm në seancën gjyqsore të ditës së sotme. Kjo pasi ndodheshin në një proces tjetër gjyqësor paralel në GJKKO. Seanca e rradhës do të mbahet më datë 27 nëntor, ku dhe do të shqyrtohen pretendimet e palëve dhe kërkesat procedurale të mbrojtjes.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top