Valon Ademi rrëfen si i ndanë aksionet me Behgjet Pacollin për aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova Valon Ademi ka dhënë versionin e tij lidhur me konfliktin me Behgjet Pacollin mbi aeroportin e Vlorës, që tashmë është edhe çështje juridike.

“E kam pyetur Pacollin a ke ndërtuar ndonjë aeroport, po Valon më tha si jo. OK i thashë bacë. Jam duke menduar për të aplikuar në një tender për aeroportin e Vlorës, nëse ke interes, mund të aplikojmë bashkë. Nuk u bë shumë ky muhabet, të nesërmen vendosim në kontakt stafet tona dhe ata shkëmbejnë dokumentacionin për të parë a i përmbushim kriteret.

Ndoshta pas një jave, më fton dhe më thotë, a aplikojmë bashkë në atë tender. I thashë po, absolutisht! I thashë a mund të sigurojmë një kredi, si e ke menduar bacë i thashë, tha 50/50. I thashë jo ti 51 unë 49”, – tregoi Ademi në një intervistë në emisionin “Opinion”.
Sipas Ademit, u kuptuar se asnjëra prej kompanive nuk i plotësonte kriteret për operimin e aeroportit.

“Nga refuzimi prej kompanisë franceze, dikush nga stafi i Mabetex, njihet me një nga kompania turke që punonte në Kazakistan, atje ku punon edhe kompania e zotit Pacolli”, – tha Ademi, duke deklaruar me bindje se “kompania turke YDA Group është kërkuar dhe gjetur nga Mabetex”.

“Di që pronari i kësaj kompanie ka ardhur në Tiranë më 11 janar 2021, e di që pjesë e takimit me zotin Pacolli, kanë qenë edhe pjesëtarë të kompanisë time, unë personalisht jo!”, tha ai.

“Më 22 dhjetor 2020, është firmosur marrëveshja që ne do të aplikonim në tender”, rrëfeu Ademi për periudhën para se të nisnin punimet në aeroportin e Vlorës. Ai akuzoi Pacollin se i ka shitur aksionet e veta në një kompani që nuk i dihet pronari dhe këtë e ka kamufluar sikur është një kredi 100 milionë euro

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top