Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen për ish-prokurorin Aurel Zarka

Gjykata e Apelit të Posaçëm prish vendimin e GJKKO për ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, kthen çështjen për rigjykim në GJKKO.

Vendimi u dha këtë të mërkurë nga treshja e gjyqtarëve Miliana Muça, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Zarka ankimoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion që e dënoi atë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris”, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top