Trump i dërgon letër presidentit të Izraelit për ta falur zyrtarisht Netanyahun

Në gjykimin që po i bëhet kryeministrit Benjamin Netanyahu për akuza që kanë të bëjnë me korrupsion, është përfshirë edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili kërkon lirimin e Bibit nga të gjitha akuzat.

 


Pesë vjet pas fillimit të procesit ndaj Bibit, presidenti amerikan i dërgoi letër presidentit izraleit, Isaac Herzog, ku i kërkon që ta përdorë ‘pardonin’ presidencial për ta falur të parin e qeverisë izraelite.

Në letrën drejtuar presidentit të Izraelit, Trump shkruan se si Netanyahu ka kontribuar në fitimin e luftës dhe tash paqes për popullin izraelit, veçanërisht edhe në konfliktin kundër Iranit, transmeton Jerusalem Post.

 

Krejt në fund të letrës, presidenti amerikan i kërkon homologut izraelit që ta falë Netanyahun në mënyrë që ky proces gjyqësor ndaj tij të marrë fund.

Presidenti Herzog e falënderoi personalisht presidentin Trump për letrën, por tha se kushdo që dëshiron pardon presidencial, duhet të bëjë kërkesë formale për një gjë të tillë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top