“Më çmend!” – Jennifer Lawrence kritikon Kourtney Kardashian

Jennifer Lawrence nuk po e duron më Kourtney Kardashian!

Gjatë një interviste me detektor gënjeshtrash për Vanity Fair, ku ishte bashkë me aktorin Robert Pattinson, aktorja e filmit “The Hunger Games” e quajti Kourtney-n “tepër bezdisëse” dhe pranoi se ajo e “çmend” me sjelljen e saj.

“Kourtney është më e bezdisshme se kurrë. Më çmend!”, – u shpreh aktorja 35-vjeçare, duke folur për dashurinë e saj ndaj reality TV-ve dhe serialit ‘The Kardashians’.

Pasi Pattinson e pyeti pse, Lawrence sqaroi:

“Sepse çdo gjë duhet të jetë njoftim për të. Si, ‘Nuk do vesh më këtë veshje!’ — thjesht mos i vesh! S’ka nevojë ta shpallësh.”

Aktorja shtoi më tej:

“Ose, ‘Nuk kam televizor në dhomë.’ Ok, thjesht mos shiko televizor, pse duhet ta thuash? Thjesht shhhh!”

Kur Pattinson e pyeti nëse vazhdon të ndjekë “The Kardashians”, Lawrence u përgjigj:

“Jo këtë sezon. Kam qenë më shumë në TikTok.”

Megjithatë, ajo pranoi se Khloé Kardashian mbetet e preferuara e saj nga familja e famshme.

Aktorja nuk la pa përmendur as Kim Kardashian, duke vlerësuar koleksionin e ri të SKIMS. Por, për koleksionin e ri “Ultimate Bush”, ajo tha me shaka: “Nuk do ta blej — do ma dërgojnë falas!”

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top