Protesta për Veliajn, por jo për Ballukun? Këlliçi: Vendosim nesër nëse…

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i ftuar në News24, ka deklaruara se priten protesta në lidhje me atë që po ndodh me aferën e tunelit të Llogarasë, ku zëvendës kryeministrja Belinda Balluku nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera.

Ai ka dhënë detaje nga takimet brenda PD për të përcaktuar mënyrat se si do të protestohet si dhe sjelljen e demokratëve në Kuvend, si pasojë e asaj që sipas tij mazhoranca ka heshtur parlamentin.

“Kemi pasur mbledhje të kryesisë së PD ku tema kryesore ishte aksioni i opozitës , që duhet të ndiqet. Një nga propozuesit isha unë që të riktheheshin protesta të parjavshme. Nëse kemi ndenjur dhjetëra javë për Veliaj, mundemi ta përballojmë sërish në shesh.
Duke qenë se kemi të bëjmë me një aferë që prek drejtëpërdrejtë Ballukun, është hedhur ideja e protestës tek Kryeministrisë duke mos anashkaluar Ballukun.

Nesër në 12:30 do të kemi një mbledhje në grupit të PD ku do të vendosim edhe në lidhje me sjelljen tonë në Kuvend. Unë jam i bindur se protesta do të jenë të ndryshme, do të gjejmë forma të ndryshme. Deri tani kemi faktuar se janë vjedhur 75 milionë euro. Me të cilat mund të ishin bërë shkolla, çerdhe rrugë të tjera. Kemi të bëjmë me një aferë që prek taksat e qytetarëve. Ne do të kërkojmë llogari në Parlament për këtë aferë” – tha Këlliçi. /BW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top