Martini “profet”, Vllaznia më e fortë se Dinamo:”skuqen” Sinani e Daja, futet policia

Vllaznia rikthehet e para për 24 orë, pas triumfit 1-0 ndaj Dinamos, në javën e 11 të Superiores. Në sfidën e ndezur nga deklaratat e trajnerëve, fjala i del Martinit, që e cilësoi ekipin e tij më të fortin. Vendosi një gol i Balaj, por polemikat nuk kanë fund. Berishës iu anulua një gol e në fund, Glen Daja e Vioresin Sinani u përjashtuan me karton të kuq.

Një start në ngjrat kuqeblu i sfidës në Loro Boriçi, që pa Vllazninë të ishte agresive, duke e spostuar lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Dinamo, në vështirësi, u mundua të dilte pa dëme nga ky moment, por një episode zhbllokoi ndeshjen. Balaj e gjeti topin në këmbë, me Qardakun që e mbante në lojë dhe i vetëm me portierin shënoi golin vendimtar. Kontrolli në VAR i dha të drejtë asistentit dhe avantazhi ishte për shkodranët.

Lexo më tej: Tirana nuk shihet me sy, Vora e fundos më keq: Nuhiu, humbja e dytë në dy ndeshje
Në fakt, e njëjta gjë nuk ndodhi kur Dinamo barazoi rezultatin, sepse Berisha ishte përpara linjës mbrojtëse të kuqebluve dhe goli nuk vlente. Vllaznia nisi të mendonte për mbrojtjen dhe u mundua të ndalonte inkursionet e Bregut e Qefalias. Kryeqytetasit e shtynë lojën përpara dhe krijuan disa raste për ta barazuar ndeshjen, por mungoi finalizimi dhe rritja e tensionit me kalimin e minutave nuk i ndihmoi shumë.

Tensionet në fund
Në “Loro Boriçi” pati tension në pankina dhe jo vetëm. Për këtë u nevojit përfshirja e policisë në tribunë, për të ndaluar përshkallëzimin nga tifozët. Në minutën e 88’ arbitri Andi Koçi tregoi kartoni ne kuq për drejtorin e kuqebluve, Vioresin Sinani, si edhe ndihmëstrajnerin e dinamovitëve, Glen Daja.

 

Renditja flet “shkodranishte”
Me golin e vetëm të kësaj ndeshje të shënuar nga Bekim Balaj në minutën e 14’, shkodranët shkojnë në krye me 23 pikë. Në krahun tjetër, me 18 pikë të grumbulluara Dinamo mban vendin e 4-t. Kjon ë pritje të sfidës mes Elbasanit e Egnatias, që mund të ndryshojë sërisht kreun e klasifikimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top