Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për 5 kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 12:00 ishte 10.82%. Pjesëmarrja më e lartë duket në Mat me 24.21% i ndjekur nga Tepelena me 21.27% ndërsa pjesëmarrja më e ulët është në Vlorë me 6.94%.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës.