Kryemadhi: Balluku ka namin si garipe dhe bobe, por i bindet palloshit të gjatë

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke thënë se ajo ka “namin që është garipe dhe bobe”. Sipas Kryemadhit, mesazhet e Ballukut tregojnë se ajo u bindet urdhrave të Ramës.

Ajo deklaroi se tenderi për të cilin flitet ishte përgatitur në rregull, por më pas u ndryshua me urdhër nga “lart” dhe u zbatuar sipas udhëzimeve të asaj që Kryemadhi e quajti “palloshi i gjatë”.

Kryemadhi, e ftuar në ‘Kjo javë’ në News24 theksoi se Balluku i ka qëndruar besnike kryeministrit Edi Rama.

“Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhrin e “palloshit të gjatë”.

I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që i është kërkuar Ramës”, – tha Kryemadhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top