Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka ndarë informacione rreth procesit të votimit në pesë bashki të vendit. Sipas KQZ, pjesëmarrja në të gjitha bashkitë deri në këtë orë është 2.42%.
Ai u pyet edhe për patronazhistët që qëndrojnë në hyrje të qendrave të votimit dhe që mbajnë shënim votuesit që hyjnë aty. Celibashi tha se kjo çështje do t’u adresohet organeve komptete. Celibashi tha se do të ndërhyhet edhe në ato qendra ku nuk është lejuar që të hyjnë kamerat e TV-ve. Sipas kreut të KQZ-së rezultati pritet të dalë mesditën e së hënës. Sa i përket numërimit me Inteligjecë Artificiale në Tepelenë ai shpjegoi se janë instaluar kamera në vendet e numërimit të votave të cilat i numërojnë ato automatikisht.
“Kemi këto informacione për të ndarë me ju: përgjithësisht procesi ka filluar normalisht, në masën 81% e tyre janë hapur në orën 07:00, vetëm 19% janë hapur ndërmjet orës 07:00-08:00 të mëngjesit.
34% e komisioneve janë të përbërë me 7 anëtarë, 29% me 5 anëtare dhe 19% me 4 anëtarë. Vetëm në 3 qendra votimi kishte mungesë të anëtarëve, por në komunikimet që kishim u mundësua koriumi.
Deri më tani nuk janë raportuat problematike ë fillimin e procesit nuk kemi asnjë problem të raportuar për përdorimin e pajisjeve elektronike. Janë paraqitur në detyrë operatorët, identifikimi po kryhet në 100% qendrave të votimit përmes këtyre pajisjeve.
Nuk kemi transmetim në kohë reale në 18 qendra votimi, por jemi duke marrë informacion. Ajo që vlen të theksohet është se s’kemi pasur probleme me pajisjet. Për pjesëmarrjen është 2.42% total në të gjitha bashkitë” – tha Celibashi.