Probleme edhe në Vlorë, pajisjet PEI nuk njohin shenjat e gishtërinjve

Procesi i votimit në katër qendra në Vlorë nuk kanë nisur ende. Mësohet se në Shkollën Industriale Vlorë, votuesit kanë probleme me pajisjen e identifikimit, nuk njeh shenjat e gishtërinjve.

Nga ana tjetër komisionet nuk kanë gjetur regjistrat, si pasojë qytetarët që kanë shkuar të ushtronjë të drejtën e votës nuk e kanë bërë për shkak se ende nuk ka nisur. Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.

Vlora shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top