Ka nisur tashmë procesi i votimit në Tepelenë ku fillimisht ka pasur problematika sa i përket numrit të anëtarëve në komisionet në qendrat e votimit, për shkak të mungesave të anëtarëve të Partisë Demokratike.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Mediat raportojnë se procesi ka nisur me vonesë në disa qendra plotësua kuorumi i nevojshëm i komisionerëve. Në Tepelenë kandidojnë Gramoz Sako nga Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma.
Risia për Bashkinë Tepelenë është përdorimi i Inteligjencës Artificiale për procesin e numërimit të votave. Ky do të jetë një proces eksperimental dhe rezultati i dalë nga AI nuk do të merret parasysh, por do të shihet si do të procedohet në zgjedhjet e tjera. Pra do të kemi dy procese numërimi, ai tradicionali dhe ai nga Inteligjenca Artificiale.