Pas raundit të fundit të Kupave të Europës, Italia ndodhet në vendin e pestë në renditjen sezonale të koeficientit UEFA, dhe arritja e njërit prej dy vendeve të para – që sigurojnë një vend shtesë në edicionin e ardhshëm të Champions League – duket një mision i vështirë, duke marrë parasysh trendin e rezultateve në garën kryesore, e cila ka mbërritur në gjysmën e fazës së saj me raundin e katërt. Serie A, për habi, është prapa edhe Qipros për shkak të performancës nën pritshmëri të Juventusit, Napolit, Romës dhe Bolognës në krahasim me hapin e Interit dhe Atalantës.
Si është e mundur një gjë e tillë?
Edhe pse Italia ka ende 7 skuadra në garë në të gjitha Kupat, ecën me ritëm më të ngadaltë se vendi i vogël mesdhetar, i cili ka 3 nga 4 klubet ende në lojë. Rezultatet e Pafos (që në raundin e katërt të Champions-it arriti një fitore prestigjioze ndaj Villarrealit) dhe AEK Larnaca (dy fitore dhe një barazim në Conference League, ku merr pjesë edhe Omonia Nicosia), deri më tani e kompensojnë edhe eliminimin e Aris Limassol, që u ndal në raundin e tretë kualifikues të Conference-it.
Ja pse federata qipriote ka mbledhur deri tani 8250 pikë, +108 më shumë se Italia, e cila është bllokuar në 8142, -233 nga Spanja (3-a me 8375 pikë, 8 skuadra në garë) dhe me një diferencë të theksuar ndaj Anglisë (1-a me 9944, 9 skuadra në garë) dhe Gjermanisë (2-a me 8857, 7 skuadra në garë), që mbajnë dy vendet e para. Ekziston rreziku, duke parë ecurinë e vështirë të skuadrave të vendeve të tjera, që këto dy vende të shkëputen ndjeshëm në javët e ardhshme.
Race for an extra Champions League spot!
England SUPERB, almost certainly Top 5 into the Champions League again!
⚡️ Germany STRONG at 2nd!
Spain up to 3rd!
Italy in the Top 5!
Portugal OUT of the Top 5!
❌ Poland and France in DANGER! pic.twitter.com/DTdEVgl1nI
— Football Rankings (@FootRankings) November 6, 2025
Pse Qipro renditet para Italisë në koeficientin sezonal të UEFA-s
Ky rezultat që duket i pabesueshëm ka vetëm një shpjegim: ecuria negative e Napolit dhe Juventusit në Champions ka qenë një pengesë e rëndë, pavarësisht rrugëtimit të mirë të Interit (12 pikë, vendi i 3-të, +10 në diferencë golash) dhe të Atalantës, e cila, falë fitores në Marsejë, është rikthyer në garë (vendi i 16-të me -2 në diferencë golash, 7 pikë nga 2 fitore, 1 barazim e 1 humbje). Skuadra e teknikut Conte ndodhet në vendin e 24-t, të fundit që garanton hyrjen në “play-off”, por me vetëm 4 pikë (1 fitore, 1 barazim, 2 humbje) dhe me një diferencë golash negative (-5, për shkak të humbjes së thellë në Eindhoven), ndodhet në një ekuilibër të brishtë.
Spalletti, që debutoi me një barazim në shtëpi ndaj Sportingut, ka përpara një rrugë të përpjetë: bardhezinjtë janë aktualisht në vendin e 26-të (3 barazime, 1 humbje) me -1 në diferencë golash. Roma (vendi i 18-të) dhe Bologna (24-ta) po hasin vështirësi në Europa League. Ndërsa rrëshqitja e Fiorentinës në Conference e ka zbritur skuadrën vjollcë në vendin e 6-të dhe i ka hequr pikë të tjera Italisë.
Asgjë nuk është e humbur, por, duke bërë disa llogari dhe duke u bazuar te përvoja e sezonit të kaluar, nevojitet një përmirësim i fuqishëm në rezultate për të shmangur eliminime të dhimbshme në fazën me një grup të vetëm dhe për t’i dhënë një shtysë renditjes sezonale. Me pak skuadra që mund të arrijnë në fazën me eliminim direkt, do të jetë e pamundur që Italia të ngjitet këtë vit në renditjen e UEFA-s për të zënë dy vendet e para.
Nga ana tjetër, Qipro po ecën me ritëm të lartë përtej pritshmërive, e udhëhequr nga Pafos, që në renditjen e Champions League ndodhet në vendin e 20-të me 5 pikë (1 fitore, 2 barazime, 1 humbje, -3 në diferencë golash). Pikërisht rezultati i shkëlqyer, sado i papritur, ndaj spanjollëve ka rritur ndjeshëm pikët e qipriotëve. Në Conference League, AEK Larnaca është e 4-ta me 7 pikë (2 fitore, 1 barazim, +5 diferencë golash), ndërsa Omonia Nicosia ka mbledhur 2 pikë (2 barazime, 1 humbje, -3 në diferencë golash) dhe aktualisht renditet në vendin e 29-të.
Points added this week in the Race for an extra Champions League spot!
England, +1.777 pts (7-2-0)
Germany, +1.571 pts (5-1-1)Italy, +1.286 pts (3-3-1)
Spain, +1.125 pts (4-1-3)France, +0.571 pts (2-0-5)
Poland, +0.500 pts (0-2-2)
Portugal, +0.400 pts… pic.twitter.com/qj5Vxu1RPC— Football Rankings (@FootRankings) November 6, 2025