Banorët e Durrësit protestë para kryeministrisë kundër projektit TID

“Stop vjedhjes” dhe “Stop projektit TID” ishin disa prej pankartave që mbanin në duar banorët e Durrësit gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për rishikimin e vendimit dhe respektimin e të drejtës së tyre të pronësisë, duke paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në anulimin e projektit në formën aktuale.

Ata kanë ndjekur edhe rrugën ligjore. 74 familje kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre në zonën pranë amfiteatrit, duke e cilësuar projektin si të padrejtë, selektiv dhe me elementë korrupsioni.

Banorët thonë se janë njoftuar papritur se shtëpitë e tyre do të prishen për t’i lënë vend një lulishteje publike, pa u konsultuar dhe pa dhënë dakordësinë e tyre.

Ata pretendojnë se procesi i shpronësimit po kryhet me çmime reference që nuk pasqyrojnë vlerën reale të pronave.

Në mbështetje të familjeve të prekura, qytetarë të ndryshëm, kanë firmosur një peticion kundër shpronësimeve, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe abuzive.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top