Gjykata mbyll çështjen e atësisë kundër Jay-Z

Një gjykatës në Kaliforni ka hedhur poshtë me vendim përfundimtar padinë e ngritur nga Rymir Satterthwaite, i cili pretendonte prej vitesh se ishte djali biologjik i reperit të famshëm Jay-Z.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve të Jay-Z për të mbyllur çështjen me paragjykim, çka do të thotë se Satterthwaite nuk mund ta rihapë më këtë padi dhe as të kërkojë test ADN-je kundër reperit.

Rymir, 30 vjeç, kishte ngritur çështjen përmes kujdestares së tij ligjore, Lillie Coley, duke pretenduar se nëna e tij e ndjerë, Wanda Satterthwaite, kishte pasur një lidhje me Jay-Z në vitet ’90, nga e cila  kishte lindur ai.

Megjithatë, artisti me emrin e vërtetë Shawn Carter e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim.

“Akuzat e fabrikuara janë shqyrtuar dhe rrëzuar nga disa gjykata më parë,” thuhej në dokumentet e dorëzuara nga avokatët e Jay-Z, duke e cilësuar rastin si pjesë të një “fushate shumëvjeçare ngacmimi ligjor”.

Në korrik, Rymir publikoi një video në Instagram duke deklaruar se e kishte tërhequr vetë padinë, por se “lufta nuk kishte mbaruar”. Në maj 2023, ai kishte kërkuar me urdhër gjykate që Jay-Z të detyrohej të bënte një test ADN-je, por kërkesa u refuzua.

Jay-Z, 55 vjeç, është baba i Blue Ivy (13 vjeç) dhe binjakëve Rumi dhe Sir (8 vjeç) me bashkëshorten e tij, Beyoncé.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top