Sylvinho thërret 25 lojtarë, por jo Mehmetin e Muçin: lista kundër Andorrës e Anglisë

Tekniku i Kombëtares Sylvinho ka shtuar numrin e lojtarëve të seleksionuar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, në krahasim me ato të grumbulluar në tetor, por sërisht ka lënë jashtë Anis Mehmetin dhe Ernest Muçin. Tekniku brazilian ka publikuar listën e lojtarëve të përzgjedhur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë, ku synohet kualifikimi në playoff të Kupës së Botës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese. Asnjë ndryshim nga të përzgjedhurit e një muaji më parë kundër Serbisë dhe Jordanisë, por këtë herë janë rithirrur edhe Indrit Tuci, që mungonte nga kohët e Nations League dhe Adrion Pajaziti, që në tetor ishte i dëmtuar. Të tjerët janë të gjithë aty, nga kapiteni Gjimshiti, te Hysaj e Mitaj. Në mesfushë dy lojtarët e Lecce Berisha e Ramadani, por edhe të zakonshmit Asllani, Laçi e Bajrami.

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45. Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top