Conference League: Drita fitore historike, Shkëndija pëson dramë në Shkup

Drita fiton në Irlandë dhe afrohet te kualifikimi
Drita, ka shënuar fitoren e parë në fazën e grupeve të UEFA Conference League. Skuadra kampione e Kosovës mundi në transfertë Shelbourne me rezultatin 1-0. Një triumf historik për ekipin kosovar, që i afrohet kualifikimit në fazën tjetër.

Ndeshja u karakterizua nga dominimi i Dritës pas pak minutash, kur vendasit mbetën me 10 lojtarë. Skuadra kosovare shfrytëzoi avantazhin numerik duke krijuar raste të pastra, ndërsa portieri Moloku mbeti i pakalueshëm për skuadrën vendase. Goli i fitores erdhi në pjesën e dytë, kur një gjuajtje e Ajzerajt u devijua në rrjetë, duke siguruar tre pikët e arta për Dritën.

 

Shkëndija pëson gol në minutën e 100-të dhe i “fal” 1 pikë Jagiellonias
Në një duel të tensionuar në Shkup, Shkëndija e Tetovës nuk arriti të ruante avantazhin dhe u ndal në barazim 1-1 ndaj Jagiellonias. Kuqezinjtë e trajnerit Jeton Beqiri udhëhoqën takimin deri në minutën e 90+9, por fati nuk ishte me ta.

Liridon Latifi shënoi golin e parë me kokë në minutën e 49-të, duke dhënë shpresë për tre pikë të arta. Megjithatë, polakët barazuan në minutën e 90+10 përmes Lozanon, në aksionin e fundit të sfidës. Edhe pse Jagiellonia mbeti me 10 lojtarë në minutën 90+6 pas kartonit të kuq të Imaz, tetovarët nuk arritën të menaxhonin epërsinë numerike dhe dolën nga fusha vetëm me një pikë.

Pozita në grup pas 3 ndeshjeve
Pas tre ndeshjeve të luajtura, Drita ka 5 pikë pas fitoreve të para, vetëm 1 larg tetëshes së parë, ndërsa Shkëndija ka arritur të sigurojë 4 pikë dhe renditet në vendin e 21-të në grup, duke mbajtur gjallë shanset për kualifikim në fazën tjetër të Conference League.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera
BK Häcken 1-2 Strasbourg

Crystal Palace 3-1 AZ Alkmaar

Dynamo Kyiv 6-0 Zrinjski Mostar

Lausanne 1-1 Omonia Nicosia

Lincoln Red Imps 1-1 Rijeka

Rapid Wien 0-1 CS Universitatea Craiova

Rayo Vallecano 3-2 Lech Poznan

AEK Athens 1-1 Shamrock Rovers

AEK Larnaca 0-0 Aberdeen

FC Noah 1-2 SK Sigma Olomouc

KuPS 3-1 Slovan Bratislava

Mainz 05 2-1 Fiorentina

NK Celje 2-1 Legia Warszawa

Samsunspor 3-0 Hamrun Spartans

Shakhtar Donetsk 2-0 Breidablik

Sparta Prague 0-0 Rakow Czestochowa

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top