Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të katërt në fazën grupeve të Europa League duke sjellë rezultate të bujshme dhe performanca të spikatura individuale.
Në Beograd, Crvena Zvezda regjistroi një fitore të papritur 1-0 ndaj Lille. Arnautoviç shënoi golin e vetëm të takimit nga penalltia.
Në krye të renditjes qëndron e pamposhtur Midtjylland që dominoi 3-1 Celtic, duke konfirmuar statusin si skuadra më në formë e grupit.
Nottingham Forest mori vetëm një pikë në barazimin pa gola ndaj Sturm Graz. Gibbs-White humbi një penallti në pjesën e parë. Ndërsa Porto u ndal në 1-1 në transfertë ndaj Utrecht.
Në ndeshjet e tjera, Freiburg fitoi bindshëm 3-1 ndaj Nice. Ndërsa Salzburg, Panathinaikos dhe Celta Vigo siguruan fitore të vlefshme për ecurinë e tyre në grup.
Në Zvicër, protagonisti i mbrëmjes ishte Xherdan Shaqiri, i cili me dy golat e tij udhëhoqi Baselin drejt fitores 3-1 ndaj Steaua Bukuresht.
Ndërkohë, Celta Vigo kaloi pa vështirësi 3-0 Dinamon e Zagrebit, falë një triplete të Duran, në një ndeshje ku për kroatët luajti titullar Arbër Hoxha.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera
Basel–Steaua Bukuresht 3-1
Golashënues: 18’ (pen.) dhe 74’ Shaqiri (B), 58’ Olaru (S), 89’ Salah (B)
Shënim: 13’ përjashtohet Tarnovanu (S)
Dinamo Zagreb–Celta Vigo 0-3
Golashënues: 4’ dhe 44’ Duran, 28’ autogol Dominguez
Malmo–Panathinaikos 0-1
Golashënues: 85’ Djuricic
Shënim: 21’ Swiderski (P) humb një penallti
Midtjylland–Celtic 3-1
Golashënues: 34’ Erlic (M), 35’ Gogorza (M), 41’ Franculino (M), 81’ (pen.) Hatate (C)
Nice–Freiburg 1-3
Golashënues: 25’ Kevin (N), 29’ Manzambi (F), 38’ (pen.) Grifo (F), 42’ Scherhant (F)
Salzburg–Go Ahead Eagles 2-0
Golashënues: 60’ Vertessen, 80’ Terzic
Crvena Zvezda–Lille 1-0
Golashënues: 85’ (pen.) Arnautoviç
Utrecht–Porto 1-1
Golashënues: 48’ Rodriguez (U), 66’ Sainz (P)
Shënim: 66’ përjashtohet Barkas (U)
Sturm Graz–Nottingham Forest 0-0
Shënim: 34’ Gibbs-White (N) humb një penallti