Prej disa kohësh, tifozët janë mësuar të shikojnë përtej rezultateve në fushë. Në një futboll gjithnjë e më kompleks në nivel financiar, kanë rëndësi edhe shifrat dhe arkëtimet e garantuara nga arritja e disa objektivave. Në rastin e Inter, arritja në finalen e Champions League deri tani ka pasur një vlerë prej gati 100 milionë eurosh nga UEFA. Oksigjen i vërtetë për arkat zikaltër dhe krenari e mëtejshme për Simone Inzaghi. Tekniku i Inter, jo më vonë se pak muaj më parë, ishte shtatori i vitit 2022, pohoi me krenari: “Aty ku drejtoj unë, të ardhurat rriten dhe fitohen trofe”.
Deri më tani, 98.09 milionë janë arkëtuar nga arritja në finalen e Champions League, me qershinë mbi tortë finalen kundër Manchester City. Fitorja, qoftë në minutën e 90-të, qoftë pas shtesë apo penalltive, vlen 4.5 milionë. Në mënyrë të detajuar, 98.09 milionë të fituara deri më tani në rrugëtimin e Champions League ndahen si më poshtë:
ARKËTIMET
Bonusi i pjesëmarrjes: 15.64 milionë
Renditja historike: 15.93 milionë
Market pool 1: 6 milionë
Market pool 2: 6.3 milionë
Bonusi i rezultateve: 9.33 milionë
Raundi i 1/8: 9.6 milionë
Çerekfinalet: 10.6 milionë
Gjysmëfinalet: 12.5 milionë
Finalja: 15.5 milionë
Kuotat e barazimit: 0.69 milionë
Gjoba për Fair Play financiar: -4 milionë
Totali 98.09
Ready for the last #UCL destination ✈️@ManCity #ForzaInter pic.twitter.com/6IAkmMacFd
— Inter (@Inter_en) May 17, 2023