Dumani i pret shpresat Veliajt: Vendimi i Kushtetueses s’ndikon në çështjen e SPAK

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani u shpreh në emisionin “Trialog” të moderatores Alba Alishani në RTSH1 se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn nuk ka lidhje dhe nuk ndikon aspak hetimet e SPAK-ut.

I pyetur nga moderatorja Alba Alishani nëse vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Erion Veliajt mund të jetë një indikator i drejtpërdrejtë për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, Dumani tha se ky vendim nuk ka asnjë lidhje me çështjen që SPAK po ndjek penalisht.

“Gjykata Kushtetuese ka pasur objekt tjetër për shqyrtim vendimin për shkarkimin dhe dekretin e presidentit. Nuk ka asnjë lidhje me çështjen që po ndjekim penalisht dhe nuk ka asnjë ndikim në hetimet tona apo edhe në masën e sigurisë që rëndon ndaj z. Veliaj. Nuk dua të futem në detaje është gjykata ajo që vendos që nëse vazhdojnë të ekzistojnë kriteret e caktimit të masës së sigurisë, kritere që përcaktohen nga Kodi i Procedurës Penale”, deklaroi Dumani.

Më herët ai theksoi se SPAK nuk ndjek axhenda politike në ndjekjen penale apo hetimin e zyrtarëve të lartë.

“Ne nuk kemi axhendë politike dhe si institucion para se të ngremë një akuzë apo para se t’i drejtohemi gjykatës me kërkesë për caktim mase, nuk matim temperaturat politike. Çdo prokuror i posaçëm fokusohet te provat dhe nëse provat janë mjaftueshme dhe nëse përcaktohen edhe kriteret apo kushtet për të caktuar një masë sigurimi ne i drejtohemi gjykatës dhe ju prezantoni rastet të cilët janë hetuar me masë sigurimi por ka raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë pavarësisht përkatësive politike”, tha Dumani. /Marrë nga rtsh.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top