Babai i Lamine Yamal fejohet me një vajzë 16 vjet më të re

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, njoftoi në Instagram se do të martohet me një vajzë 16 vjet më të re se ai.

 


Ai postoi një fotografi, ku e bëri publike lidhjen me një vajzë të quajtur Khristina ku në foto shtoi një zemër të zezë dhe një unazë fejese.

 

Mounir dhe Khristina e zbuluan publikisht lidhjen e tyre disa muaj më parë, dhe tani duket se janë gati të çojnë gjërat një hap më tej.

 

Njoftimi i tyre shkaktoi reagime të shumta. Nga urimet dhe mesazhet mbështetëse deri te disa komente tallëse. Ndërsa disa shkruajnë “Urime, çift i mrekullueshëm!”, të tjerë bëjnë shaka: “I varfëri Lamine, një gojë tjetër për të mbështetur…”

Megjithatë, shumica e mesazheve ishin pozitive dhe duket se familja Nasraoui së shpejti do të ketë arsye për të festuar, ndërsa Lamine Yamal do të ketë një njerkë që është vetëm pesë vjet më e madhe se ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top