Kush është Max Dowman, 15-vjeçari që debutoi me rekord me Arsenal në Champions League

Max Dowman ka hyrë në historinë e Champions League. Ky djalosh, më saktë ky adoleshent, nuk i ka mbushur ende 16 vjeç dhe tashmë ka bërë debutimin e tij në këtë kompeticion. Në moshën 15 vjeç e 308 ditë, ai u fut në fushë nga Arteta në minutat e fundit të ndeshjes Slavia Praga-Arsenal. Një tjetër rekord për këtë mesfushor të lindur në vitin 2009.

Debutimi në Champions League i Dowman në Slavia Praga-Arsenal
Minuta e 73-të e ndeshjes Slavia Praga-Arsenal. Rezultati tashmë është i sigurt, “topçinjtë” kryesojnë 3-0 (gol i Saka dhe dopietë e “falsit nëntë” Merino) dhe e dinë se kanë siguruar plotësisht fitoren e katërt në katër ndeshje të kësaj Champions League, kur Arteta vendos të largojë belg Trossard dhe ta hedhë në fushë Max Dowman, i cili bëhet lojtari më i ri në histori që zbret në fushë në këtë kompeticion. Ai e theu me mbi 60 ditë rekordin e mëparshëm që i përkiste gjermanit Youssoufa Moukoko, i cili kishte luajtur në vitin 2020 në ndeshjen Borussia Dortmund–Zenit Shën Pjetërburg në moshën 16 vjeç e 18 ditë.

Tashmë 5 ndeshje me Arsenalin për 15-vjeçarin Dowman
Një talent i pastër Dowman, i cili gushtin e kaluar ishte bërë lojtari i dytë më i ri në histori që luan në Premier League, kur hyri në ndeshjen që Arsenali fitoi 5-0 ndaj Leeds, në moshën 15 vjeç e 234 ditë. Rekordi i përket një tjetër futbollisti të Arsenalit, Ethan Nwaneri, që debutoi në vitin 2022 në moshën 15 vjeç e 181 ditë. Një rastësi që të dy debutuan me Artetën? Mesa duket jo. Max Dowman ka lindur më 31 dhjetor 2009, pra është 15 vjeç, por po i afrohet 16-ës. E ardhmja e tij duket e shkruar: dy paraqitje dhe një asist në Premier League, dy ndeshje në Carabao Cup dhe tani ndeshja e pestë zyrtare, e para në Champions League.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top