Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend emrat për përbërjen e komisioneve të poaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Për Reformën Zgjedhore nga PD-ja është zgjedhur bashkëkryetar Oerd Bylykbashi. Ndërsa anëtar janë zgjedhur Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Gjin Gjoni.
Për Reformën Territoriale bashkëkryetar nga PD-ja është zgjedhur Luciano Boçi. Ndërsa anëtar janë zgjedhur Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj dhe Eno Bozdo.
Shkresa e PD-s:
Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore propozohen:
1. Oerd Bylykbashi – Bashkëkryetar
2.Ivi Kaso – Anëtar
3.Gent Strazimiri – Anëtar
4. Albana Vokshi – Anëtar
5. Gjin Gjoni – Anëtar
6. Arian Ndoja – Anëtar Zëvendësues
7. Klevis Balliu – Anëtar Zëvendësues
8. Elda Hoti – Anëtar Zëvendësues.
Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo- Territoriale propozohen:
1. Luciano Boçi – Bashkëkryetar
2. Jorida Tabaku – Anëtar
3. Bledion Nallbati – Anëtar
4. Xhelal Mziu – Anëtar
5. Ramadan Likaj – Anëtar
6. Eno Bozdo – Anëtar
7. Greta Bardeli – Anëtar Zëvendësues
8. Bardh Spahia – Anëtar Zëvendësues
9. Igli Cara – Anëtar Zëvendësues
10: Ina Zhupa- Anëtar zëvendësues