Mungon “Avastina” në Onkologjik, pezullohet kimio për pacientët me kancer

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar mungesën e medikamentit jetik “Avastinë” në Spitalin Onkologjik të Tiranës, duke e cilësuar situatën si një dramë të vërtetë për sistemin shëndetësor. Në një publikim në rrjetet sociale, Stafa ka ndarë dëshminë e një pacienti, sipas të cilit prej dy javësh spitali nuk furnizohet me këtë ilaç, pa të cilin pacientët nuk mund të marrin trajtimin e kimioterapisë.

“Tronditesh kur pacientët me kancer, të dëshpëruar, kërkojnë ‘Avastinë’ nëpër farmaci të Tiranës. Ky është medikament spitalor dhe mund të sigurohet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, por prej dy javësh nuk gjendet. Ndërkohë në tregun e zi flitet se kushton 800 euro. Çmenduri!”, shkruan Stafa.

Gazetari i drejton një apel të fortë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, duke i pyetur nëse “kjo është pasaporta europiane që po i premtohet qytetarëve”.

“Të sëmurët me kancer janë lënë në mëshirë të fatit, pa ilaçe, pa shpresë. Luftojnë për të jetuar, ndërsa shteti u mohon edhe këtë të drejtë”, përfundon ai.

Statusi

Shikoni dramën!
Tronditesh kur pacientët me kancer, të dëshpëruar kërkojnë medikamentin “Avastinë” nëpër farmacistë e Tiranës.
Pra kjo kimio nuk gjendet në farmaci të hapura, pasi është medikament spitalore dhe atë e siguron vetëm Ministria e Shëndetësisë. Por spitali Onkologjik prej 2 javësh nuk e ka këtë medikament. 2 javë që pacientët me kancer nuk e marrin kimion.
Dhe në treg të zi flitet se kushton 800 euro.
Çmenduri!!!
Kryeministri i vendit Edi Rama, a kjo është pasaporta europiane për këta njerëz? Janë lënë në mëshirë të fatit. Të braktisur nga shteti e ministria.
Kërkojnë të luftojnë për të fituar mbi kancerin, por ju po ia mohoni shpresën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top