Një seancë stërvitore para udhëtimit në Kremona, një tjetër për të përgatitur duelin e mbrëmjes së sotme kundër “të fortit Sporting Lisbonë…”. Luciano Spalletti nuk ka kohë për t’u humbur në një botë që duhet zbuluar, por do ta bëjë shpejt: kështu ia imponon sezoni i marrë në mes të rrugës. Megjithatë, ish-trajneri i kombëtares italiane ka gjetur tashmë hapësirë për të shprehur ndjesi — ose ndoshta diçka më shumë: Dusan Vlahovic ndihet mirë në Torino dhe do të ishte i lumtur të qëndronte në Torino, është ky gjykimi i parë i trajnerit të ri bardhezi. Për Jonathan David, pastaj, është një tjetër histori.
Kontratë që skadon, vit i fundit me pagë që del, jo pak, jashtë parametrave të klubit — plot 12 milionë euro; interesim nga klube angleze (Tottenham e Chelsea) dhe gjermane (Bayern Mynih); një e ardhme e treguar me afat. Katër kushte, pastaj të vërtetat e Spallettit: “Kam folur me të, gjatë. Jemi përballur disa herë që kur kam ardhur: Dusan (Vlahovic, shënim i red.) e njeh ambientin, e di çfarë do të thotë të luash për Juventusin, dhe dëshiron ta bëjë këtë pavarësisht faktit që kontrata e lidh me klubin vetëm deri në qershorin e ardhshëm. Përkundrazi, do të ishte shumë i lumtur të qëndronte këtu edhe përtej… dhe në Kremona dha një përgjigje të shkëlqyer si në qëndrim ashtu edhe në cilësi”, – kështu tha tekniku i ri Luciano Spalletti.
David, dy skuadra të interesuara
Dukej si ardhja më e mirë e merkatos verore të Juves dhe megjithatë, tre muaj pas fillimit të sezonit, Jonathan David është vënë më shumë në pah për talljet në internet për golat e humbur sesa për arsyet pse u afrua verën e kaluar. Hipoteza e një largimi në janar ishte shumë konkrete deri në mbërritjen e teknikut Spalletti në pankinë, i cili dëshiron ta rilançojë sulmuesin kanadez.
Sigurisht që atij nuk i mungojnë justifikimet, duke nisur nga fakti që te Juventus vendosën të vazhdohej me Vlahovic, ndryshe nga çdo parashikim që e shihte serbin të sigurt drejt largimit. Trajneri i ri, për më tepër, e bëri të qartë që në Kremona se pasimi në thellësi për numrin e tij 9 është një opsion shumë konkret për Juventusin e së ardhmes. Me pak fjalë, Dusan ruan qendrën e gravitetit në idenë e lojës së teknikut Spalletti, por nuk ka dyshim që ekziston edhe vullneti i qartë për të investuar te kanadezi.
Së pari si alternativë nga stoli, e më pas edhe si një titullar i mundshëm në një rotacion të studiuar dhe të qëllimshëm. David paguan faktin që nuk ka mbështetjen taktike të Openda, i cili mund të luajë edhe si trekuartist, si dhe kufizimin që, në rast të një formacioni me dy sulmues, do të përplasej me Vlahovic. Serbi, në çdo rast, nga “i ndarë në shtëpi” është kthyer në sulmuesin titullar. Aq sa tashmë flitet madje për rinovim. Sipas Gazzetta dello Sport, pavarësisht thirrjeve nga Anglia, Dusan do të preferonte të qëndronte te bardhezinjtë dhe klubi, për të mos e humbur falas, po mendon për një kontratë të re. Sigurisht, gjithçka do të varet nga rezultatet e muajve të ardhshëm, por pa dyshim teknikut Spalletti do t’i pëlqente të mund të mbështetej për një kohë të gjatë te sulmuesi serb.