Dramë në kampionatin më të lartë serb, Super Ligë. Mladen Zizovic, trajneri i Radnički 1923, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare pasi është rrëzuar papritur në pankinë gjatë ndeshjes kundër Mladost Lučani. Ndërhyrja e ndihmës mjekësore ka ndodhur në minutën e 22-të të pjesës së parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor dhe transportimit urgjent në spital, për trajnerin nuk ka pasur asgjë për të bërë. Lajmi për vdekjen, i konfirmuar pak orë më vonë, çoi në pezullimin e menjëhershëm të ndeshjes.
Pamjet nga stadiumi kanë treguar skena tronditëse me lojtarë që shemben në fushë dhe anëtarë të stafit që shpërthejnë në lot, të pabesueshëm për tragjedinë e ndodhur. Në një njoftim zyrtar, Federata e Futbollit të Serbisë shprehu “trishtim të thellë dhe mosbesim”, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si “një humbje të madhe për të gjithë komunitetin futbollistik”.
Mladen Žižović, the manager of Radnički 1923 in the Serbian league, passed away after suffering a heart attack in the 22nd minute of the away match against Mladost Lučani.
Here, the players are being informed of his passing.pic.twitter.com/lKFAtdn8OR
— Total Football (@TotalFootbol) November 4, 2025
Kush ishte Zizovic?
I lindur në vitin 1980, Zizovic ishte një figurë shumë e respektuar në futbollin ballkanik. Si futbollist, kishte veshur fanellat e disa klubeve, përfshirë Zrinjski Mostar dhe Banja Luka, duke grumbulluar gjithashtu katër paraqitje me kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës. Nga 1 gushti 2010, deri në 1 shtator 2011 Zizovic luajti në Shqipëri, me fanellën e Tiranës.
Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai kishte drejtuar klube si Radnik Bijeljina dhe Zrinjski, duke arritur edhe suksese në arenën europiane. Sf idën e Radnički 1923 e kishte pranuar në korrik të vitit 2025.