Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë masa sigurie ndaj disa personave dhe zyrtarëve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Masat janë dhënë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në njoftim thuhet se nga hetimet ka rezultuar se administratori i subjektit “CFO Pharma”, ka përdorur dy subjekte të tjera, “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania”, për krijimin e faturave dhe inventarëve fiktivë, me qëllim përfitimin financiar nëpërmjet skemave të rimbursimit të barnave nga FSDKSH.
Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur pas kallëzimit të shtetasit I.Sh. administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave.
Ai kallëzoi se është në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore kryejnë veprimtari të kundërligjshme që konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimbow”. Si rrjedhojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.
Masat e sigurise
Alba Zylfo, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
Jona Berberi, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur”
Lorela Ballabani “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur”
Frigul Milla, “Arrest në burg”
Spartak Zekja “Arrest në burg”
Zade Mali “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra publike”
Esjana Gjishti “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra publike”
Romina Agalliu “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”