GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja

Gjykata e Posaçme ka dënuar ditën e sotme me 3 vite heqje lirie ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çyrbja do të vuaj vetëm 2 vite burg.

Ndërkohë që Ahmet Masha është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 20 muaj burg. Ndërsa Altin Hajri është dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të vuaj vetëm 2 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për çfarë akuzohet Çyrbja ?

Ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja është arrestuar më datë 28 tetor të vitit të kaluar. Ndaj ish-deputetit janë 3 akuza, konkretisht: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top