Tirana prezanton trajnerin e ri Nuhiu: vërshojnë komentet e tifozëve të zemëruar

Tirana ndryshon mendje. Ardian Nuhiu prezantohet me një video, ndryshe nga një ditë më parë kur klubi preferoi ta bënte njoftimin me një story, për të evituar komentet e tifozëve, për trajnerin e tretë në vetëm një fazë kampionat. E ndoshta do të kishte bërë më mirë.

Ardian Nuhiu, pas shkëputjes nga Gjilani, merr frenat e klubit më të titulluar në Shqipëri, duke zëvendësuar në pankinë italianin Roberto Bordin. “Klubi i Futbollit Tirana prezanton zyrtarisht Ardian Nuhiu si trajnerin e ekipit të parë. Ky është një moment i ri dhe një sfidë e rëndësishme për të gjithë ne. Nuhiu sjell pasion, përvojë dhe vizion modern, duke u angazhuar për të rikthyer energjinë dhe frymën fituese në skuadrën tonë. Mirësevjen, Nuhiu! Bashkë për Tironën!”, shkruhet në njoftimin e bardhebluve.

I pashmangshëm vërshimi i komenteve të tifozëve të zemëruar për administrimin që po i bëhet klubit dhe rezultatet e arritura në fushë. Tirana është e parafundit me vetëm 6 pikë në 9 ndeshje. “Do merrni më shumë trajnerë se pikë këtë vit”, shkruan njëri prej tyre, ndërsa të tjerët i mbajnë ison: “Do e bëni një formacion me trajnerë këtë vit”, apo “Mos shih me inat se nuk e ke shumë të gjatë qendrimin” e pason një tjetër.

Kush është Adrian Nuhiu?
Nuhiu e ka ndërtuar karrierën si trajner mes Maqedonisë së Veriut e Kosovës. Pasi e nisi si asistent i Visar Ganiut te Shkupi në sezonin 2016-17, 46 vjeçari pati fatin ti mbetej në dorë pankina e skuadrës po atë vit, duke e drejtuar për 43 ndeshje, me një mesatare pikësh për tu harruar, 1.16 për ndeshje. Në sezonin 2018-19 ai u kthye ndihmës i Shpëtim Duros te Drita. Pas ikjes së Duros, skuadra i kaloi atij dhe në Gjilan pati periudhën më jetëgjatë si trajner, ku qendroi për 5 sezone, duke marrë në 161 ndeshje në pankinë një mesatare prej 1.87 pikësh.

Nuhiu drejtoi edhe Shkëndijën e Tetovës në 20 ndeshje, pa përmbushur pritshmëritë, pastaj mori drejtimin e Gjilanit ku në 45 ndeshje mori vetëm 1.36 pikë për ndeshje, duke u larguar nga Kosova vetëm një muaj më parë për tu ulur tashmë në pankinën e Tiranës. Statistika aspak impresionuese, por mjaftueshëm për të bindur drejtuesit e Tiranës ti japin skuadrën me misionin e mbijetesës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top