FSHF vendos një minutë heshtje në kujtim të Fatos Nanos në të gjitha ndeshjet e javës

Edhe futbolli do të nderojë ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Fatos Nano, që u nda nga jeta ditën e sotme. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje.

Nano ishte një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend dhe ka qenë gjithnjë afër sportit. Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit. Kështu, në ndeshjet që do të luhen të dielën e të hënën, do të mbahet minuta tradicionale e heshtjes, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment dhimbje.

Duka: “Ishte zotëri”

Më herët se të merrej ky vendim, presidenti i FSHF-së reagoi në rrjetet e tij sociale, në lidhje me humbjen e ish-kryeministrit Nano: “Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë. Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh. Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm. Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!”, shkruhej në postimin e kreut të FSHF-së Duka.

FSHF

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top