Mediat greke i bëjnë jehonë vdekjes së Fatos Nanos

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano ka marrë vëmendje edhe në mediat greke. E përditshmja “Kathimerini” shkruan se ai themeloi Partinë Socialiste në vitin 1992 dhe ishte udhëheqësi i saj deri në vitin 2005, kur u tërhoq nga politika.

Sipas gazetës greke ditët e fundit, ai ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë pasi vuante nga probleme me mushkëritë prej njëfarë kohe, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Më pas shkrimi bën një renditje të historisë politike të Nanos.

Edhe gazeta tjetër “Protothema” i ka kushtuar hapësirë lajmit.

“Dy vjet më parë, ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në atë kohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kishte dhënë një medalje për kontributin e tij “në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik në Shqipëri” – shkruan gazeta greke që më pas bën edhe një jetëshkrim të aktivitetit të tij politik. 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top