Portieri i Barcelonës nuk telefonon dot Cristiano Ronaldon: “Më thonë të mos e marr”

Wojciech Szczesny është gjithmonë i paparashikueshëm kur gjendet përballë mikrofonëve. Portieri polak i Barcelonës ka treguar gjatë karrierës se nuk i pëlqejnë frazat e zakonshme, duke dhuruar gjithmonë deklarata interesante. Nuk ka bërë përjashtim as në intervistën e fundit, publikuar në profilin zyrtar të katalanasve, kur iu bë një pyetje paksa e veçantë: bashkëbiseduesit e tij donin të dinin cili ishte emri më i rëndësishëm në mesin e kontakteve të tij telefonike. Por pa e telefonuar. Ishte Cristiano Ronaldo.

Kontakti më i famshëm në telefon është Cristiano Ronaldo
“Tek” nuk u mendua gjatë dhe përmendi një ish-shok të njohur të skuadrës gjatë kohës te Juventus. Megjithatë, ndjeu pak siklet me idenë për t’i bërë një telefonatë të papritur: “Kontakti më i famshëm? Po, mund ta telefonoj atë person, por… është vërtet një ide e keqe. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon.” Kur e shtynë më tej ta bënte, Szczesny nuk u duk shumë dakord me mundësinë për ta shqetësuar portugezin: “Shpresoj me të vërtetë që të mos përgjigjet.”

Szczesny nuk lejohet ta telefonojë Cristiano Ronaldon
Megjithatë, për t’iu përgjigjur pyetjes, portieri tregoi emrin e kontaktit të CR7, duke mbuluar sigurisht numrin e tij të telefonit. Në fund, intervistuesit vendosën ta shmangnin telefonatën, e cila mund të ishte e padëshiruar. Për më tepër, Cristiano ka qenë një rival historik i klubit katalanas në të kaluarën: “Thoni të mos e telefonojmë? Jam dakord, mos e telefonojmë, s’ka nevojë.”

Szczesny e njeh shumë mirë Cristiano Ronaldon, me të cilin është përballur fillimisht në Premier League. Më pas, në Itali, të dy kanë ndarë të njëjtin dhomë zhveshjeje te Juventus për tre sezone. Kampioni portugez e gjeti portierin polak në Torino në vitin 2018, duke qëndruar me bardhezinjtë deri në vitin 2021. Pas kësaj erdhi largimi i tij drejt Manchester United, ndërsa Szczesny bëri të njëjtin hap vetëm në vitin 2024, kur u tërhoq nga futbolli dhe më pas ndryshoi mendje për t’u bashkuar me Barcelonën.

Dhe pikërisht ky transferim u bë objekt i një batute që shkaktoi diskutime, nga vetë Ronaldo, me rastin e ndeshjes Poloni-Portugali në Nations League: “E pabesueshme, duhej të tërhiqeshe që të shkoje te një skuadër e madhe”, – ishin fjalët e CR7 për Szczesny, që zemëruan tifozët e Juves. Marrëdhënia mes të dyve është shumë e mirë, por Wojciech preferoi të mos e shqetësonte për këtë lojë intervistimi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top