Pacolli del nga prokuroria “Aeroporti do të bëhet, akoma më i bukur!”

Miliarderi nga Kosova, Behgjet Pacolli qëndroi për 4 orë në prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës. Pacolli nuk dha detaje nga hetimi, por gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë iu përgjigj duke thënë se “aeoroporti do të bëhet”.

Pacolli u shpreh se e ka lënë çështjen “në dorë të drejtësisë” dhe se beson shumë te vendimet gjyqësore, sipas të cilave theksoi se do të veprojë në vijim.

Pacolli është marrë në pyetje në të njëjtën ditë që zv.kryeministrja Belinda Balluku thirret në SPAK për një çështje tjetër, në lidhje me mbikqyrjen e punimeve në Tunelin e Llogarasë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top