Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Po sikur t’ja bëjnë Ogertës, Florit ose Arlind Qorit?

Ish kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se në rastin e tij nuk po ndiqet i njëjti standard si me raste të tjera, duke sjellë si analogji kryetarin e bashkisë së Tropojës.

Në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj tha se beteja që ai po bën është për të gjithë pasardhësit e tij.

“Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës, Florit, apo Arlindit, një masë sigurie. Pra kaosi që kemi tani nuk është asgjë me kaosin nëse kjo do kthehet një standard me kryetarët e bashkive. Kështu që kjo është një betejë edhe për ata që do vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë”, tha Veliaj.

Veliaj: Doja tju përmendja një rast në Shqipëri, kryetari i bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie. Në një masë të përkohshëm. Tani lind pyetje, a janë të gjithë të barabartë? Pse është ndryshe një qytetar i Tiranës me një qytetar të Tropojës. Pse toleranca në Tropojë është 11 muaj, kurse në Tiranë është 2, javë, tre muaj dhe 7 muaj. Këtu kemi një disbalancë totale.

Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi dhe për të gjithë ata që kanë argumentin për të qytetarët, patjetër. Por së pari kam unë një betim dhe kontratë me qytetarët që duhet ta mbroj. Edhe për ata që po kandidojnë. Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës, Florit, apo Arlindit, një masë sigurie. Pra kaosi që kemi tani nuk është asgjë me kaosin nëse kjo do kthehet një standard me kryetarët e bashkive. Kështu që kjo është një betejë edhe për ata që do vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top