Erion Veliaj e ka nisur fjalimin e tij me një thirrje për qytetarët e Tiranës, të cilëve u ka kërkuar të mbrojmë demokracinë. Ai tha se është denigruar dhe burgosur me pa të drejtë dhe së shkarkimi i tij nga detyra ishte kryer në shkelje të kontratës që kishte me 160 mijë qytetarë që e votuan.
“Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Çfarë kam bërë që jam rrëmbyer dhe futur në një qeli në një regjim burgosjeje? Kam përjetuar një periudhë të gjatë, denigrimi dhe një përpjekje për të më denigruar, por jo vetëm për mua, por përçmim ndaj votës, ndaj fuqisë që populli i jep republikës së tij. Jam burgosur si kryetar i bashkisë së Tiranës qytetit më të madh të kombit tonë. Nuk jam për të mbrojtur veten se nuk kam kryer asnjë shkelje, por jam këtu për t’ju pyetur me respekt: A mund ta mbrojmë bashkë demokracinë kur vihet në provë? Ky nuk është mandati im, por një besim, një kontratë që ma kanë dhënë qytetarët e Tiranës dhe do ta mbroj me të gjithë fuqinë, nuk po mbroj një karrike këtu!” u shpreh Veliaj.