Për herë të parë, që kur SPAK nisi hetimet për 21 janarin, Lulzim Basha është paraqitur në ambientet e prokurorisë së posaçme pasditen e sotme.
Burime për mediat bëjnë me dije se ish-kreu i Partisë Demokratike është thirrur për të dëshmuar për 21 janarin, si person që ka dijeni.
Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.