Lajm i keq për Barcelonën, Pedri pëson lëndim serioz

Pas humbjes në “El Clásico” ndaj Real Madridit, Barcelona përballet me një tjetër lajm të keq. Pedri, i cili u ndëshkua me karton të kuq në “Santiago Bernabéu”, ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe do të mungojë për disa javë.

Sipas njoftimeve nga klubi katalanas, mesfushori spanjoll do të qëndrojë jashtë fushave deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, pra deri në mesin e nëntorit.

Objektivi i stafit mjekësor është që Pedri të rikuperohet plotësisht në kohë për përballjet e rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos në La Liga dhe Chelseat në Champions League, të planifikuara në fund të muajit.

Mungesa e tij pritet të ndihet ndjeshëm, pasi trajneri Hansi Flick humbet një nga shtyllat e mesfushës, i cili garanton ekuilibër dhe kreativitet në lojën “blaugrana”. Për Barcelonën, kjo është një goditje e rëndë në një moment delikat të sezonit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top