Cesari: “Comuzzo i bën tentativë mbytje Pios: ishte penallti. Çfarë bën VAR?”

Analisti i moviolës në Pressing Graziano Cesari ka analizuar episodet arbitrare të ndeshjes në “San Siro”: nga kontakti mes Esposito dhe Comuzzo te penalltia e akorduar për Bonny. Në studion e Pressing u fokusuan te rastet e moviolës të Inter-Fiorentina.

Kështu u shpreh Graziano Cesari: “Në rastin e parë Pio Esposito–Comuzzo, nuk e di kush ka filluar i pari përqafimin, jam dakord me vendimin e Sozzës: të dy nuk interesohen për topin, por për të dëmtuar kundërshtarin, megjithatë dëmi është i ndërsjellë”.

 

Ndryshe është rasti i dytë: “Pse VAR e ka mbështetur vendimin në fushë? Pio Esposito përpiqet të marrë pozicion, Comuzzo kthehet në drejtim të kundërt të topit dhe me krahun e djathtë i bën një mbërthim sulmuesit të Inter! Do të thosha një tentativë mbytjeje…”. Opinionistët në studio janë të njëzëri se do të kishte qenë më e drejtë të jepej penallti.

Së fundi, episodi i faullit ndaj Bonny, me penalltinë e akorduar për zikaltërit: “Lautaro nuk është në pozicion jashtë loje, pasi nuk tregon interes për topin dhe nuk e kontrollon me krah – sqaroi Cesari -. Viti, duke rrëshqitur, nuk prek topin dhe e meriton kartonin e dytë të verdhë. Gjithçka e saktë.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top