Berisha: Rama nuk lejon inspektorët e KLSH për ta audituar

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon inspektorët e KLSH të kryejnë auditimin ndaj tij dhe institucioneve që drejton. Gjatë fjalës jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se Rama nuk lejon auditin e shtetit sepse nga ky proces do të dilnin në pah gjëra monstruoze, që lidhen me keqpërdorime dhe shpenzime të dyshimta të fondeve publike.

“A e dëgjuat ju dje kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që tha se Edi Rama nuk më lejon inspektorët për ta audituar? A mund të ndodhë në ndonjë vend të botës që kryeministri të mos pranojë auditin e shtetit? Të kujt i ka paratë ai që nuk pranon të auditohet, i ka të vetat apo i ka të taksapaguesit? Kontrolli nuk është i qeverisë, kontrolli është i shtetit dhe ai ka detyrë, tagër të kontrollojë, të auditojë çdo institucion sipas programit.

Dhe del që jo vetëm nuk pranon të auditohet… natyrisht nuk ka se po të auduitohet, dalin 22 milionë euro. Po të auditohet dalin me qindra kuintalë valixhe diplomatike të mbushura… e dini vetë me çfarë kanë qenë të mbushura me Ismailin e tij. Po të auditohet dalin shishet 33 mijë euro Romanee Conti. Po të auditohet dalin gjëra monstruoze që nuk i dëgjon kund. Ndaj dhe ai refuzon. Ai merr përsipër të refuzojë auditin, në një anë kërcënon prokurorin, në anën tjetër ai refuzon auditin e shtetit. Kjo është situata, ky është një narkoshtet në të cilin shteti ligjor nuk funksionon, është zëvendësuar me narkoshtetin,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top