Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është pyetur nga gazetarët në lidhje me videon e publikuar ku aludohet se ka pasur një takim me Lulzim Bashën. Balla u shpreh se nuk e ka takuar Lulzim Bashën, fakti që kanë hyrë në një pallat.
Ai tha se ka rastisur me Sali Berishën me një ashensor pork jo nuk do të thotë që janë takuar me njëri-tjetrin.
“Nuk e kam takuar Lulzim Bashën, unë kam qenë dhe në një ashensor dhe me Berishën. I bie që e kam takuar dhe Berishën? Jo nuk e kam takuar as atë”– tha ai.