Drejtori i ri i Postës Shqiptare: Etjen Xhafaj

Etjen Xhafaj emërohet drejtor i Postës Shqiptare.

Vendimi u firmos nga ministrja e Ekonomisë, Ibrahimaj, duke i besuar Xhafajt drejtimin e institucionit publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në mbarë vendin.

Xhafaj ka një eksperiencë të gjatë në administratën shtetërore, ku ka mbajtur poste të rëndësishme, ndër to edhe atë të zëvendësministrit të Brendshëm dhe deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ai është angazhuar në disa procese të reformës në administratë dhe në digjitalizimin e shërbimeve publike.

Emërimi i tij në krye të Postës Shqiptare vjen në kuadër të një procesi riorganizimi të institucionit, me synim modernizimin e shërbimeve dhe zgjerimin e ofertës postare e financiare për qytetarët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top