Spalletti, akord deri në qershor me Juventus: sonte në “Allianz” për Juve-Udinese

Mungon vetëm firma, por – më shumë se kurrë në këtë rast – bëhet fjalë vetëm për një formalitet. Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventus dhe, tashmë në atë situatë të dëshiruar (“Fatlum kush do të drejtojë Juven”, kishte thënë), sonte do të jetë në tribunën e “Allianz Stadium” për të ndjekur ndeshjen kundër Udinese. Që nga nesër, më pas, do ta marrë zyrtarisht skuadrën në dorë me objektivin për ta ringritur dhe për ta çuar, të paktën, në zonën Champions.

Po, sepse Champions është qendrore në këtë histori: ish-trajneri i Napolit – pjesa më e ndjeshme e çështjes, që ka shkaktuar indinjatë mes tifozëve bardhezi – dhe Zonja e Vjetër kanë arritur marrëveshjen deri në qershor të vitit 2026. Një marrëveshje që do të zgjatet automatikisht, me një rritje të lehtë të pagës (aktualisht do të fitojë tre milionë euro plus bonuse), për dy sezone të tjera në rast kualifikimi në kompeticionin më të lartë europian.

Ndryshim moduli
Puna e vërtetë, të paktën në mendjen e teknikut Spalletti, ka filluar tashmë. Juve e tij do të ndryshojë fytyrë, do të rikthehet te mbrojtja me katër dhe te sulmi klasik me tre, ku pikat e pandryshueshme do të jenë Yildiz dhe Conceição, të cilëve do t’u shtohet një ndër Vlahovic e David (alternativa është formacioni 4-2-3-1). Misioni i vërtetë dhe i madh i trajnerit të ri bardhezi do të jetë megjithatë rikthimi i Koopmeiners, një investim shumë i rëndësishëm vetëm një vit më parë, por sot i zhvlerësuar në mënyrë të habitshme.

I preferuar ndaj profilit Palladino
Por le të kthehemi te firma. Për ta bindur ish-trajnerin e Napolit të thoshte “po” ndaj Juves nuk ka qenë e nevojshme shumë përpjekje. Siç u përmend, dëshira dhe ndjenja e një mundësie të madhe e kanë shtyrë negociatën dhe ndihmuar që ajo të mbyllet shpejt.

Dje, në fakt, Modesto ka tentuar t’i paraqesë drejtorit Comolli edhe kandidaturën e Raffaele Palladino, njeriut të tij të besuar te Monza. Biseda ishte miqësore, por asgjë më shumë. Administratori i deleguar bardhezi e kishte bërë tashmë zgjedhjen dhe priste vetëm përgjigjen pozitive të teknikut Spalletti. Ky i fundit, nga ana e tij, mezi pret të rikthehet në arenë pas zhgënjimit me Italinë. Shlyerja është objektivi i përbashkët. Për mënyrën si do të ndodhë ngjitja, do të duhet të mendojë Spalletti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top